Rajoni 10 October 2025, 20:07 Nga VNA

Pas konstituimit të Kuvendit, Kurti do t’i dërgojë presidentes emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re

Ndaje në Whatsapp
Pas konstituimit të Kuvendit, Kurti do t’i dërgojë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, partia e tij, si fituese e zgjedhjeve të fundit parlamentare, do t’i drejtohet Presidencës së vendit me emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re. Njoftimi është bërë gjatë takimit që Kurti ka zhvilluar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas përmbylljes së procesit të konstituimit të organit ligjvënës.

“Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti më njoftoi se, si kryetar i partisë më të madhe në vend, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues i zgjedhjeve, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë te presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, në një postim në Facebook.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se kur saktësisht do të dërgohet emri i mandatarit te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, të mbajtur më 7 shtator, kjo parti e ka propozuar Albin Kurtin për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Kosovës.

Basha ka bërë të ditur se gjatë takimit me Kurtin është biseduar gjithashtu për “rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional” dhe për realizimin e agjendës legjislative të kësaj legjislature.
Kuvendi i Kosovës përmbylli sot seancën konstituive – e cila kishte nisur më 15 prill – pasi deputetët zgjodhën Nenad Rashiqin në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme