Rajoni 21 January 2026, 10:28 Nga VNA

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Djali me probleme të shëndetit mendor, dyshohet se e vrau nënën e tij

Ndaje në Whatsapp
Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Djali me probleme të

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka vrarë të ëmën e tij. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Restelicë të Dragashit. Sipas policisë, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor. Viktima është rreth 60-vjeçare.


“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme