Rajoni 9 May 2026, 18:17 Nga VNA

Marta Kos viziton Kosovën më 15 maj

Ndaje në Whatsapp
Marta Kos viziton Kosovën më 15 maj

Komisionerja Evropiane për zgjerim, Marta Kos, do ta vizitojë Kosovën më 15 maj, kanë konfirmuar burime jozyrtare të Komisionit Evropian.

Kjo do të jetë vizita e saj e parë në cilësinë e zyrtares kryesore që merret me procesin e zgjerimit, ndonëse këtë post e mban që nga dhjetori i vitit 2024. Kos deri më tani nuk e ka vizituar Kosovën, ndërsa ka zhvilluar vizita në secilin vend tjetër që është pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së.

Një vizitë e saj në Kosovë ishte paraparë në mesin e muajit mars, por ajo e anuloi pas dekretit të ish-presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme