Rajoni 20 April 2026, 18:26 Nga VNA

Lushaku-Sadriu: Kurti prishi marrëveshjen me LDK-në, kërkoi që presidenti të jetë i VV-së

Ndaje në Whatsapp
Lushaku-Sadriu: Kurti prishi marrëveshjen me LDK-në, kërkoi

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se mungesa e marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për çështjen e Presidentit erdhi si pasojë e kërkesës së Albin Kurti që kjo pozitë t’i takojë Vetëvendosjes.

E ftuar në emisionin “Frontal” në T7, ajo theksoi se një parti nuk duhet të mbajë dy poste kryesore, pasi kjo cënon balancën mes forcave politike.

“Propozimi ishte i papranueshëm sepse u kërkua që presidenti t’i takojë Vetëvendosjes. Tendenca e një partie politike për t’i kapur dy institucione ekzekutive nuk është as e sinqertë e as dashamirëse”, ka thënë ajo.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme