Rajoni 11 August 2025, 21:37 Nga VNA

"Lufta e UÇK në Maqedoni nuk ishte e pastër", deklarata e Mickoskit ndez debate në Maqedoninë e Veriut

Ndaje në Whatsapp
"Lufta e UÇK në Maqedoni nuk ishte e pastër",

“Qëndrimi im ka qenë dhe ngelet parimor dhe i palëkundur: Lufta e UÇK-së në Kosovë, ajo në Preshevë si dhe në Maqedoni ka qenë e drejtë, e arsyeshme dhe e pastër!” Kështu u shpreh zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti pak ditë më parë në mbështetje të protestës që u mbajt në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale të Hagës.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga kryeministri i RMV-së, Hristian Mickoski. I pyetur nga gazetarët ai tha se “lufta nuk mund të jetë e arsyeshme dhe e drejtë teksa anëtarët e MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes u vranë në mënyrë tinëzare në një pritë. Të paktën jo në Maqedoni. Unë nuk komentoj për fqinjët” – tha kryeministri i RMV.

Mickoski u bëri thirrje “të gjithë politikanëve të arsyeshëm të mos luajnë kartën e (partisë opozitare shqiptare) BDI-së dhe atyre që duan të na kthejnë 25 vjet prapa”. Kryeministri vlerësoi se në këtë vend këto tema janë pjesë e së kaluarës dhe se janë mbyllur me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit të vitit 2001, dhe me ndryshimet e fundit në Ligjin për përfaqësim të barabartë, i cili është në Komisionin e Venecias.

Ndryshe mendon BDI sipas së cilës, deklarata e Mickoskit është e papranueshme.

“Deklarata e Kryeministrit për Luftën e UÇK-së është fyerje e drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare për demokratizimin e shtetit, për kthimin e paqes, për trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve dhe për arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, marrëveshje që vetë Kryeministri sot e sulmon, si me platformën e tij politike, ashtu edhe me praktikat e përditshme të qeverisjes” – thuhet në deklaratën e partisë së drejtuar nga Ali Ahmeti.

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme