Rajoni 15 April 2026, 18:13 Nga VNA

LDK: Në listën tonë mund të ketë vend edhe për Vjosa Osmanin

Ndaje në Whatsapp
LDK: Në listën tonë mund të ketë vend edhe për

Sekretari organizativ i Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, ka deklaruar se në listën e kësaj partie mund të ketë vend edhe për Vjosa Osmani, duke theksuar se synimi kryesor është rikthimi dhe bashkimi i të gjithë anëtarëve.

Azemi bëri të ditur se LDK-ja po punon drejt unifikimit të radhëve dhe forcimit të strukturës së brendshme të partisë, pas proceseve që, sipas tij, kanë qenë të dëmtuara në të kaluarën.

“Unë konsideroj që këto ngjarje do t’i shohim në ditët në vazhdim. LDK-ja synon rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj, kështu që edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK, sepse e djathta duhet të bashkohet”, deklaroi ai.

Ai shtoi se synimi është që partia të rikthehet e unifikuar, ashtu siç ka qenë tradicionalisht, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të reja në ditët në vijim.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme