Rajoni 15 April 2026, 17:58 Nga VNA

LDK mohon marrëveshje me Vetëvendosjen për çështjen e presidentit

Ndaje në Whatsapp
LDK mohon marrëveshje me Vetëvendosjen për çështjen e

Shefja e Grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka hedhur poshtë raportimet për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo i cilësoi këto raportime si të pavërteta, duke theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje apo diskutim lidhur me çështjen e presidentit dhe se pretendimet e tilla nuk kanë asnjë bazë.

“LDK-ja mbetet konsistente në qëndrimet e saj dhe e fokusuar në interesin shtetëror dhe stabilitetin institucional”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Duke folur për çështjen e presidentit, ajo shtoi se LDK-ja do të veprojë në përputhje me parimet e saj të deritashme, duke u udhëhequr nga kushtetutshmëria, stabiliteti institucional dhe interesi i qytetarëve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme