Rajoni 6 April 2026, 18:13 Nga VNA

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet, mund të kemi marrëveshje

Ndaje në Whatsapp
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, është zhvilluar në një frymë konstruktive, me fokus kryesor zgjedhjen e presidentit të ri.

Kurti bëri të ditur se bisedimet kanë zgjatur rreth dy orë dhe janë përqendruar te situata e re politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka hapur rrugë vazhdimit të seancave plenare në Kuvend.

Ai theksoi se afati për zgjedhjen e presidentit është i kufizuar, duke nënvizuar nevojën për angazhim maksimal në javët në vijim.

Kryeministri u shpreh se synimi mbetet shmangia e zgjedhjeve të reja, duke argumentuar se ato nuk do të sillnin zgjidhje për sigurimin e 80 votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

 

‘Jemi të përcaktuar për t’i shmangur zgjedhjet e reja, sepse nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Me fjalë të tjera është vështirë të paramendojmë një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat e programet tona me po të njëjtat zotime, ku kërkojmë sërish votën e të njëjtëve qytetarë për një rezultat që e dimë se nuk mund të jetë shumë ndryshe. Ne nuk e kemi më sfidë numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë, por është sfidë tejet gjigante që një parti t’i ketë 80 deputetë dhe të mund ta zgjedh vetë presidentin”, tha Kurti.

 

Kurti u shfaq optimist për arritjen e një marrëveshjeje politike, duke theksuar se dialogu dhe takimet e vazhdueshme mund të çojnë drejt një zgjidhjeje në ditët në vijim, ndonëse një marrëveshje konkrete ende nuk është arritur.

‘Vazhdoj të jem optimist se me takime e bisedime të tilla mund të arrijmë një marrëveshje politike, por këtë nuk mund ta them se e kemi sot’, u shpreh ai.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme