Rajoni 1 November 2025, 16:29 Nga VNA

Kurti kërkon kohë, opozita kërkon zgjedhje, ndërsa presidentja Osmani propozon zgjatje të afatit për buxhetin deri në mars

Ndaje në Whatsapp
Kurti kërkon kohë, opozita kërkon zgjedhje, ndërsa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të konsultimeve për mandatarin e dytë për formimin e qeverisë. Pas përfundimit të takimeve, presidentja Osmani njoftoi se do të presë deri më 5 nëntor për të marrë vendimin nëse do t’i japë mandatin e dytë ndonjë subjekti politik apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Sipas saj, ky vendim vjen pas kërkesës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka kërkuar edhe pak kohë shtesë për të bërë konsultimet e brendshme partiake dhe për të dhënë përgjigjen përfundimtare nëse e ka apo jo shumicën parlamentare për formimin e qeverisë së re.

"Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht kryeministër në detyrë, ka kërkuar që të më takojë edhe një herë para se të skadojë afati dhjetëditor që është përcaktim i mandatarit të dytë. Pas konsultimeve që i ka brenda partisë politike që e përfaqëson, do të vijë ose jo me propozim. Mirëpo, kemi detyrim kushtetues që t’i respektojmë ato afate,” deklaroi presidentja Osmani.

Albin Kurti, pas takimit, nuk foli gjerësisht para mediave, por tha shkurt se “ka afate ligjore dhe kushtetuese”, kur u pyet nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Ndërkohë, liderët e partive opozitare – PDK, LDK dhe AAK – dolën me një qëndrim të përbashkët se aktualisht nuk ekziston shumicë parlamentare për formimin e qeverisë dhe se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se së paku 52 deputetë të përfaqësuar nga katër parti shqiptare dhe disa deputetë nga komunitetet minoritare kanë deklaruar se nuk janë pjesë e asnjë shumice të re, gjë që “matematikisht e bën të pamundur arritjen e shumicës parlamentare”.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili theksoi se “shumica shqiptare aktualisht përfaqësohet nga 52 deputetë që nuk janë pjesë e ndonjë shumice të re parlamentare, prandaj në këto rrethana politike nuk ka mundësi për formimin e qeverisë së re”.

Nga ana tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se “në interes të Kosovës do të ishte që data e zgjedhjeve të caktohet në një afat sa më të shpejtë kohor”. Sipas tij, nëse vendimi i presidentes Osmani merret më 5 nëntor, atëherë “data 7 dhjetor do të ishte opsion i përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve”.

Liderët opozitarë gjithashtu theksuan gjatë takimit se projektbuxheti i miratuar nga qeveria në detyrë nuk duhet të dërgohet në Kuvend për shqyrtim e miratim, pasi do të ishte i papërshtatshëm në një situatë të tillë politike.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani bëri të ditur se ka kërkuar zgjatje të ndarjeve buxhetore të buxhetit aktual për të paktën deri në fund të muajit mars 2026, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i institucioneve dhe stabiliteti financiar i vendit deri në krijimin e qeverisë së re.

Tani, pritet që brenda pesë ditëve të ardhshme të bëhet e qartë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojë propozimin për mandatarin e dytë në Presidencë. Nëse e bën këtë, partia duhet të dëshmojë se ka votat e nevojshme dhe, sipas kërkesës kushtetuese, të propozojë një kandidat të ri për kryeministër.

Në rast se Vetëvendosje nuk e dorëzon propozimin, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat sipas Kushtetutës duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga përfundimi i afatit për mandatarin e dytë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme