Rajoni 28 November 2025, 19:41 Nga VNA

Kryetarja e Luginës së Preshevës vendos flamurin shqiptar në komunë për 28 Nëntorin

Ndaje në Whatsapp

Kryetarja e Luginës së Preshevës vendos flamurin shqiptar në

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës për të festuar Ditën e Pavarësisë, më 28 Nëntor.

Në urimin e saj për këtë ditë të veçantë, Sinani theksoi se shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të rezistojnë përkundër mohimit të përdorimit zyrtar të flamurit nga autoritetet serbe.

“Edhe përballë diskriminimit të Serbisë dhe mohimit të përdorimit zyrtar të flamurit për shqiptarët e Luginës, ne mbetemi të palëkundur: me rezistencë, me dinjitet dhe me besim të plotë në barazi, demokraci dhe liri. Një flamur, një zemër! Për Preshevën, Luginën, për shqiptarinë, për flamurin që na bashkon. Nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, deri te çdo zemër që mban kuq e zinë — Gëzuar Festën e Flamurit dhe të Pavarësisë!”, shkroi Sinani.

Vendosja e flamurit në komunë vjen si një simbol i përpjekjes së komunitetit shqiptar në Luginë për të ruajtur identitetin dhe të drejtat e tyre kulturore dhe kombëtare.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës përballen me privime të shumta nga shteti serb, përfshirë kufizime në përdorimin zyrtar të flamurit, pengesa në edukimin në gjuhën shqipe, dhe mungesë të përfaqësimit adekuat në institucionet lokale dhe shtetërore.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme