Rajoni 21 September 2025, 14:37 Nga VNA

Kriza politike në Kosovë, Çitaku: Zgjedhjet e reja mund të mbahen në fund të vitit

Ndaje në Whatsapp
Kriza politike në Kosovë, Çitaku: Zgjedhjet e reja mund të

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se zgjedhjet e reja parlamentare mund të mbahen në fund të vitit 2025.

Ajo theksoi se kjo është pasojë e krizës aktuale politike që ka mbërthyer vendin pas zgjedhjeve të fundit, të cilat u mbajtën para pothuajse tetë muajsh.

“Në momentin në të cilin jemi, konsideroj që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme […] Do të jetë teknikisht e pamundur që zgjedhjet e reja parlamentare të organizohen para përfundimit të balotazhit [për zgjedhjet lokale]. Zgjedhjet e reja parlamentare, natyrisht, në bazë të afateve kalendarike, mund të ndodhin kah fundi i vitit”, vlerësoi ajo në një intervistë për “Kosova Press” të publikuar të dielen.

Lëvizja Vetëvendosje e ka shpallur të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës pavarësisht dështimit për të zgjedhur nënkryetarin e pestë të organit të ri ligjvënës, i cili i takon komunitetit serb.

Megjithatë, kjo çështje ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime të mëtejshme, si dhe ua ndalon atyre zhvillimin e ndonjë procedure në funksion të formimit të qeverisë së re deri më 30 shtator.

Në këtë situatë të pazakontë, vendi ka mbetur mes një qeverie në detyrë e pa legjitimitet të plotë, dhe një qeverie të re që ende nuk ka marrë formë për shkak të mungesës së strukturës drejtuese të Kuvendit të Kosovës, duke rrezikuar që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në një periudhë të trazuar gjeopolitike.

 


 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme