Rajoni 9 September 2025, 12:41 Nga VNA

Kriza në formimin e qeverisë/ Vjosa Osmani: Pakica serbe nuk mund të përdor të drejtat që i jep ligji për të bllokuar Kuvendin

Ndaje në Whatsapp
Kriza në formimin e qeverisë/ Vjosa Osmani: Pakica serbe nuk mund

Presidentja Vjosa Osmani dorëzon komentet e saj në Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb

Presidentja Vjosa Osmani ka paraqitur para Gjykatës Kushtetuese qëndrimin e saj lidhur me sfidën e ngritur nga Lista Serbe në lidhje me pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Gjatë një konference për media, Osmani theksoi se funksionimi efektiv i Kuvendit përmes deputetëve është kyç për ruajtjen e rendit kushtetues. Ajo nënvizoi se bllokimi i Kuvendit për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një nënkryetar është i papranueshëm, veçanërisht kur Kryesia ka kuorum.

“Bllokimi i Kuvendit për shkak të një nënkryetari dhe pavarësisht kuorumit në Kryesi, është një kërcënim serioz për funksionimin institucional,” tha Osmani.

Presidentja shtoi se Kosova respekton të drejtat e pakicave si askush tjetër në rajon, por theksoi se këto të drejta nuk mund të përdoren për të penguar punën e institucioneve.

“Po tenton që për një nënkryetar të bllokohet funksionimi i shtetit të Kosovës. Qëndrimi ynë është i qartë: përderisa Kryesia ka kuorum dhe Kuvendi ka zgjedhur nënkryetarë, Kuvendi nuk duhet të bllokohet,” shtoi ajo.

Osmani theksoi se qëllimi i Listës Serbe është pikërisht bllokimi i punës së Kuvendit.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme