Rajoni 25 March 2026, 18:47 Nga VNA

Kosovë, vendimi ‘Kushtetueses’, deri në 28 prill të zgjidhet presidenti, nëse jo, 12 qershor zgjedhjet

Ndaje në Whatsapp
Kosovë, vendimi ‘Kushtetueses’, deri në 28 prill të

Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm dekretin e presidentes, Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit, pasi konstatoi se ai nuk prodhon asnjë efekt juridik. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar qartë dhe hapat që parlamenti duhet të ndjekë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas vendimit, nga dita e hyrjes në fuqi të aktgjykimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë në dispozicion 34 ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit. Duke u bazuar në datën aktuale, ky afat përfundon më 28 prill 2026, që përbën edhe afatin e fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.

Gjykata gjithashtu ka sqaruar se, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin brenda këtij afati, atëherë ai shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Në këtë rast, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga përfundimi i afatit. Duke llogaritur këtë periudhë, zgjedhjet e parakohshme do të duhet të mbahen në 12 qershor 2026.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme