Rajoni 12 October 2025, 19:15 Nga VNA

Kosova votoi, dalin Exit Poll-et e para/ Komunat që shkojnë në balotazh

Ndaje në Whatsapp
Kosova votoi, dalin Exit Poll-et e para/ Komunat që shkojnë në

Qytetarët e Kosovës kanë përfunduar sot procesin e votimit në zgjedhjet lokale, teksa në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në të gjithë vendin. Pjesëmarrja, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë e kënaqshme dhe procesi është zhvilluar në përgjithësi i qetë.

Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit, mediat e Kosovës kanë publikuar exit poll-et e para, të cilat japin një pasqyrë fillestare të rezultateve në disa nga komunat kryesore të vendit.

 Prishtinë – Sipas exit-polleve, në kryeqytet kryeson Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 35.82% të votave. Megjithatë, sipas projeksioneve të para, Prishtina pritet të shkojë në balotazh, pasi asnjë kandidat nuk e ka kaluar pragun për fitore në raundin e parë.

Mitrovicë – Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është në avantazh dhe pritet të ruajë epërsinë në këtë komunë.

Podujevë – Gara është e ngushtë mes kandidatëve të Vetëvendosjes (VV) dhe LDK-së, dhe gjithashtu pritet balotazh.

Pejë dhe Gjilan – Të dyja këto komuna, sipas exit-polleve, pritet të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, për shkak të garave shumë të afërta mes subjekteve kryesore politike.

Procesi i numërimit të votave do të nisë menjëherë pas mbylljes së kutive, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të publikohen nga KQZ gjatë orëve në vijim.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme