Rajoni 1 August 2025, 21:38 Nga VNA

KFOR vendos shenja të reja përgjatë kufirit të Kosovës

Ndaje në Whatsapp
KFOR vendos shenja të reja përgjatë kufirit të Kosovës

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, po vazhdon vendosjen e shenjave paralajmëruese në zonat malore dhe pyjore përgjatë kufirit të Kosovës. Qëllimi është të shënohet qartë zona e operimeve të KFOR-it dhe të minimizohet rreziku i kalimeve aksidentale.

Përmes një njoftimi, KFOR thekson se do të vijojë angazhimin për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, përfshirë patrullimet e rregullta në veri dhe përgjatë kufirit.

KFOR-i zbaton mandatin e vet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX, duke garantuar siguri dhe liri lëvizjeje në të gjithë territorin.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme