Rajoni 13 September 2025, 09:31 Nga VNA

KFOR dhe BE forcojnë bashkëpunimin për përballimin e situatave emergjente në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
KFOR dhe BE forcojnë bashkëpunimin për përballimin e

Komandanti i misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, Gjeneralmajor Enrico Barduani, dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh përfaqësues special i BE-së, Aivo Orav, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që përcakton mënyrat e bashkëpunimit në rastet e zhvendosjes apo evakuimit gjatë situatave kritike.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky memorandum (MoU) synon të zyrtarizojë procedurat e bashkërendimit mes KFOR-it dhe EUOK-ut (Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë), duke forcuar besimin e ndërsjellë, qartësuar rolet dhe rritur efektivitetin operacional në kuadër të mandateve të tyre përkatëse.

Ky hap vlerësohet si dëshmi e angazhimit të përbashkët mes aktorëve ushtarakë dhe civilë për të vepruar në mënyrë të koordinuar dhe proaktive, duke kontribuar në forcimin e gatishmërisë, stabilitetit dhe sigurisë në terren, veçanërisht në rrethana sfiduese.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme