Rajoni 4 March 2026, 21:07 Nga VNA

“I ofruam 30 firma për të kandiduar”, Vjosa Osmani del hapur kundër Kurtit. Shefja e stafit e Presidentes: Vetëvendosja gënjen

Ndaje në Whatsapp
“I ofruam 30 firma për të kandiduar”, Vjosa Osmani del

Shefja e Stafit të Presidentes së Kosovës, Learta Hollaj, ka hedhur poshtë deklaratat e Arbërie Nagavci, duke i cilësuar të pavërteta pretendimet se Vjosa Osmani ka marrë ofertë për nënshkrime nga Lëvizja Vetëvendosje për të rikandiduar për presidente. Në reagimin e saj, Hollaj theksoi se Presidentja Osmani nuk ka pranuar asnjë ofertë të tillë dhe e quajti deklaratën “gënjeshtër”.

Më herët, Nagavci kishte bërë të ditur se Vetëvendosje i kishte ofruar Osmanit 30 firmat e nevojshme për të hyrë në garën presidenciale, pak para përfundimit të afatit kushtetues për kandidaturat.

Ndërkohë, Osmani ka refuzuar të jetë pjesë e garës, ndërsa deri tani kandidat i konfirmuar mbetet ministri i Jashtëm Glauk Konjufca. Opozita, pavarësisht negociatave paraprake me Vetëvendosjen, ka refuzuar të përfshihet në proces pas propozimit të emrit të Konjufcës.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme