Rajoni 29 October 2025, 22:32 Nga VNA

"Haga"/ Grenell: "Europa po dështon" Rubin: “Një tragjedi për drejtësinë”

Ndaje në Whatsapp
"Haga"/ Grenell: "Europa po dështon" Rubin:

Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka nxitur reagime të forta nga figura të njohura amerikane.

Ish-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, James Rubin, në një intervistë për Atlantic Council, paralajmëroi se një dënim i mundshëm i Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij do të ishte “një tragjedi e vërtetë për Kosovën dhe një njollë e zezë për drejtësinë ndërkombëtare”.

“Lutem që kjo të mos ndodhë. Do të ishte një tragjedi për njerëzit që luftuan dhe dhanë jetën për liri. Përfaqësuesit e miliona shqiptarëve të Kosovës të shpallen fajtorë pa prova, do të ishte një njollë e rëndë për sistemin juridik ndërkombëtar dhe do të dëmtonte gatishmërinë për krijimin e tribunaleve të ngjashme në të ardhmen,” deklaroi Rubin.

Ai theksoi se një vendim i padrejtë do të rrënonte besimin ndaj institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, duke rikujtuar përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë si zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan dhe bashkëpunimin e ngushtë me Presidentin Joe Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, i cili përmes një deklarate të ashpër kritikoi qasjen evropiane ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

“Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Një shembull është fakti që kaq shumë politikanë evropianë qëndrojnë në heshtje, ndërsa në Hagë mbahet një ish-kryetar shteti në burg për pesë vjet pa përfunduar gjyqi, dhe tani procesi po zgjatet edhe më shumë. Ky është një sistem brutal, arkaik, i kontrolluar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Askush nuk duhet të marrë më këshilla juridike nga Evropa. Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në një gjykatë amerikane kur të lirohet – në fund të fundit, është taksapaguesi amerikan që po financon këtë proces,” shkroi Grenell.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme