Rajoni 17 September 2025, 14:56 Nga VNA

Gjyqi ndaj ish-drejtuesve të UÇK/ Pas Rubin, Paul Williams dëshmon në Hagë: Thaçi s’kishte kompetenca dhe autoritet

Ndaje në Whatsapp
Gjyqi ndaj ish-drejtuesve të UÇK/ Pas Rubin, Paul Williams

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur dëshminë eksperti amerikan Paul Williams, pas përfundimit të dëshmisë tre-ditore të ish-diplomatit amerikan James Rubin. Në këtë proces gjyqësor po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjatë seancës së sotme, Williams – i cili në kohën e Konferencës së Rambujesë shërbente si këshilltar i delegacionit kosovar – u pyet për rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi në atë periudhë, si dhe për kompetencat e tij brenda strukturave të UÇK-së. Në dëshminë e tij, Williams theksoi se Thaçi nuk kishte autoritet të vetëm për të dhënë pëlqimin mbi marrëveshjet, pasi çdo vendim duhej të miratohej nga komandantët e zonave të UÇK-së.

“Mund t’ju them se ishte shumë e qartë që ai ishte një përfaqësues i UÇK-së dhe ishte zëri i saj në atë kështjellë. E kuptova që s’kishte autoritet për të dhënë pëlqimin mbi marrëveshjen”, deklaroi Williams.

Dëshmia e tij pason atë të James Rubin, i cili këtë javë përfundoi dëshminë pas tre ditësh para trupës gjykuese, duke sjellë një tjetër këndvështrim mbi rolin e ish-drejtuesve të UÇK-së në proceset vendimtare të asaj kohe. Procesi në Hagë pritet të vazhdojë me thirrjen e dëshmitarëve të tjerë të rëndësishëm, ndërsa akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së mbeten në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe ndërkombëtar.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme