Rajoni 4 September 2025, 19:23 Nga VNA

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së kalon në fazën e mbrojtjes, dëshmitari i parë paraqitet më 15 shtator

Ndaje në Whatsapp
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së kalon në

Më 15 shtator, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nis faza e mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarve të tij. Në këtë seancë, që do të fillojë në orën 09:00, pritet të dëgjohet dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit.

Seanca do të jetë kryesisht publike dhe do të transmetohet me 45 minuta vonesë në tre gjuhë – shqip, serbisht dhe anglisht – përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Aktakuza ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u konfirmua fillimisht në vitin 2020 dhe është përditësuar disa herë deri në vitin 2023. Sipas Gjykatës, të akuzuarit përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë: përndjekje, burgim të paligjshëm, torturë, vrasje të paligjshme, dhe zhdukje me forcë të personave, që pretendohet të kenë ndodhur gjatë viteve 1998–1999 në Kosovë dhe Shqipërinë veriore.

Deri më tani, në proces kanë dëshmuar gjithsej 127 dëshmitarë: 125 të thirrur nga Prokuroria dhe 2 nga Mbrojtja e Viktimave. Gjithashtu, janë pranuar 137 deklarata me shkrim si prova.

Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave më 15 prill 2025, ndërsa Mbrojtja e Viktimave përmbylli prezantimin e saj në korrik. Sipas trupit gjykues, mbrojtja pritet të përfundojë prezantimin e provave deri më 14 nëntor 2025. Ndërkaq, dosjet përfundimtare dhe deklaratat mbi pasojat për viktimat duhet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme