Rajoni 4 March 2026, 20:24 Nga VNA

Gjykata e Athinës shpall “Agimin e Artë” si organizatë kriminale, dënohen 42 persona, përfshirë ish-deputetë

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Athinës shpall “Agimin e Artë” si

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Athinë ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë duke shpallur fajtorë të 42 të pandehurit në çështjen kundër Agimi i Artë. Sipas vendimit unanim, gjykata vlerësoi se organizata funksiononte me strukturë të organizuar, hierarki dhe veprimtari të koordinuar kriminale, dhe jo thjesht si parti politike.

Fajtorë për drejtim të organizatës kriminale u shpallën:

Nikos Michaloliakos
Ilias Kasidiaris
Ioannis Lagos
Christos Pappas
Ilias Panagiotaros
Giorgos Germenis
Artemis Matthaiopoulos

Gjykata shpalli gjithashtu fajtorë një numër ish-deputetësh të tjerë për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa disa të pandehur u dënuan për vrasje me dashje dhe vepra të tjera penale të lidhura me aktivitetin e grupit. 

Vendimi i sotëm vulos në shkallë të dytë konkluzionin historik të vitit 2020 se “Agimi i Artë” vepronte si ndërmarrje kriminale e maskuar si parti politike. Çështja lidhet edhe me vrasjen e reperit antifashist Pavlos Fyssas në vitin 2013, ngjarje që çoi në goditjen gjyqësore të organizatës. Procesi nuk është mbyllur plotësisht: gjykata pritet të shqyrtojë rrethanat lehtësuese dhe çështjet përfundimtare të dënimeve, të cilat mund të ndryshojnë kohëzgjatjen e burgimeve për disa të dënuar. 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme