Rajoni 6 December 2025, 15:19 Nga VNA

E rëndë/ “Pit bulli” sulmon për vdekje fëmijën 18-muajsh të shqiptarit, që po luante në oborrin e shtëpisë

Ndaje në Whatsapp

E rëndë/ “Pit bulli” sulmon për vdekje

Një fëmijë 18-muajsh me baba shqiptar dhe nënë britanike u sulmua për vdekje nga një qen në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa po luante.

Sipas raportimeve nga “Protothema”, fëmija ishte në oborr kur pit bull-i i familjes, për një arsye ende të paqartë, e sulmoi me egërsi, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Rreth orës 13:00, prindërit e alarmuar telefonuan shërbimet e emergjencës. Fëmija u transportua në spital, por pavarësisht përpjekjeve, mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Babai i fëmijës është me origjinë shqiptare, ndërsa nëna është britanike. Ata kanë jetuar në ishullin e Zakinthosit prej disa vitesh.

Komuniteti lokal është i tronditur nga ngjarja, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sulmit. Prindërit po mbahen nga autoritetet për nevoja hetimore.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme