Rajoni 30 October 2025, 19:35 Nga VNA

"E pritshme", Siria njeh Kosovën si shtet i pavarur, zemërohet Vuçiç

Ndaje në Whatsapp
"E pritshme", Siria njeh Kosovën si shtet i pavarur,

“Tani është e qartë se sa e rëndësishme ishte qasja liberale e Bashar al-Assad ndërsa ishte në krye të Sirisë, dhe gjithashtu është e qartë kur vjen dikush që është nën ndikim të madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia”, tha Vuçiç gjatë një konference për mediat.

Vuçiç shtoi se në Siri “marrin urdhër dhe veprojnë sipas urdhrit” dhe tha se Serbia do të ketë diçka “me të cilën t’i gëzojë”, por nuk sqaroi se çfarë është fjala.

Siria njohu pavarësinë e Kosovës më 29 tetor, njoftuan zyrtarët e të dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Riad presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Siria u arrit me mbështetjen e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

Siria, shtet në Lindjen e Mesme, ka përmirësuar marrëdhëniet me vendet perëndimore pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Bashar al-Assad në dhjetor 2024, gjatë një ofensive të udhëhequr nga grupi islamist Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Që nga janari i këtij viti, në krye të vendit është Ahmed al-Sharaa, i cili udhëhoqi luftëtarët e opozitës në rrëzimin e Assadit, duke i dhënë fund sundimit pesëdekadësh të familjes së tij.

Vuçiç më 30 tetor tha po ashtu se në njohjen e Kosovës nga Siria sheh “të njëjtin stil si vitin e kaluar nga Antalia”.

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, njohu pavarësinë e Kosovës në prill të vitit 2025.

Në një video së bashku me ministrin sudanez të Punëve të Jashtme, Ali Yousuf al-Sharif, në Forumin Diplomatik në Antali të Turqi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ai e kishte informuar për vendimin e Sudanit për të njohur Kosovën dhe për të vendosur marrëdhënie ndërmjet dy vendeve.

Siria bëhet shteti i tretë që këtë vit njeh pavarësinë e Kosovës, pas Sudanit dhe Kenias.

Serbia ka reaguar ashpër ndaj njohjeve të fundit të Kosovës, teksa Beogradi ende e konsideron Kosovën pjesë të tij, 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova njihet nga 120 vende të botës./ REL

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme