Rajoni 29 July 2025, 21:02 Nga VNA

Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Serbia të njohë Kosovën

Ndaje në Whatsapp
Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Serbia të njohë Kosovën

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç bënte ditur vetë kongresistja republikane Tenney, e cila ka publikuar letrën në rrjetet sociale, ato i bëjnë thirrje Donald Trumpit të ndërmjetësojë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, që do të përfshinte paqe afatgjatë dhe njohje reciproke.

“Pasi u takuam me zyrtarë kyçë të qeverisë si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, besojmë se ju dhe administrata juaj keni një moment unik në histori për të mundësuar një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë mes këtyre dy shteteve kyçe në Ballkan. Prandaj ju inkurajojmë të shfrytëzoni influencën tuaj për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, ndoshta duke i vizituar të dyja ato. Mendojmë se një ujdi e mundshme paqeje dhe njohje reciproke do të krijojë kushtet për një Ballkan më të qëndrueshëm dhe paqësor”.

Dy kongresistet theksojnë se tensionet mes dy vendeve kanë sjellë efekte zinxhir në rajonin e brishtë teksa  paralajmërojnë se destabiliteti në Ballkan është pararendës i konflikteve globale. Lëvizja serbe “Ne jemi fuqia e popullit”, teksa njofton lajmin, kujton se kongresistja që ka shkruar letrën është vlerësuar gjatë vizitës në Beograd me urdhrin e flamurit serb, prandaj iniciativa përnjohje reciproke mund të përkthehet si diçka që ka bekimin e Beogradit zyrtar.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme