Rajoni 20 August 2025, 14:53 Nga VNA

Dështon zgjedhja e kryeparlamentarit/ Kosovë, nuk pati kuorum për dy propozimet Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla

Ndaje në Whatsapp
Dështon zgjedhja e kryeparlamentarit/ Kosovë, nuk pati kuorum për

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në seancën e sotme konstituive, duke dështuar sërish zgjedhja e kryetarit të këtij institucioni.

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila caktoi një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, u mbajt votimi për dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kandidatja e parë, Albulena Haxhiu, mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime, rezultat ky që nuk siguroi kuorumin e nevojshëm. E njëjta situatë u përsërit edhe me kandidaten e dytë, Donika Gërvalla, e cila gjithashtu mori 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Pas dështimit të dy tentativave, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, shpalli përfundimin e seancës dhe njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht, në orën 11:00.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme