Rajoni 22 August 2025, 16:04 Nga VNA

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati nuk zgjidhet kryeparlamentar

Ndaje në Whatsapp
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Hekuran

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, pasi kandidati për kryetar të Kuvendit, Hekuran Murati, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme. Ai mori 57 vota pro, ndërsa kundër votuan 51 deputetë dhe 6 abstenuan. Seanca u ndërpre pas votimit, ndërsa kryesuesi njoftoi se do të vazhdojë më 24 gusht, në orën 11:00.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK-ja nuk e mbështeti kandidaturën e Hekuran Muratit, pasi ka bërë të qartë se nuk voton për ministrat e qeverisë së kaluar. Ai gjithashtu kritikoi Vetëvendosjen, duke thënë se propozuan kandidaturën e Muratit duke qenë të vetëdijshëm se nuk do të sigurohej shumica e nevojshme, duke e akuzuar LVV-në se po zvarrit konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme