Rajoni 4 August 2025, 19:16 Nga VNA

Deputeti shqiptar i Parlamentit serb padit kryetaren e Kuvendit për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

Ndaje në Whatsapp
Deputeti shqiptar i Parlamentit serb padit kryetaren e Kuvendit për nxitje

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të hënën se ai bashkë me dy deputetë të tjerë nga komuniteti boshnjak në Serbi, kanë paditur kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, për “nxitje të urrejtjes etnike, fetare e racore”.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Kamberi e akuzoi Bërnabiqin se ajo kishte përdorur gjuhë të tillë gjatë një konference për media më 30 korrik, pas protestave të para disa ditëve në Novi Pazar.

“Në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Republikës së Serbisë, znj. Ana Bërnabiç, në një konferencë për media, në zemër të institucioneve shtetërore, përdori një gjuhë që nuk mund të quhet ndryshe veçse e nxitjes ndaj urrejtjes fetare dhe racore. Ajo deklaroi: ‘atëherë dëgjuam thirrje Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme’”, tha Kamberi.

Ai theksoi se kjo ishte arsyeja që ai, bashkë me kolegët e tij deputetët, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë dorëzuar kallëzim penal kundër Bërnabiçit për “nxitje të urrejtjes etnike, fetare e racore”.

“[Kjo] fjali nuk është as lapsus e as interpretim i gabuar. Është një fjali që stigmatizon fenë islame, identitetin e shqiptarëve myslimanë dhe komuniteteve të tjera që ndajnë të njëjtën besim, duke i përbaltur dhe asociuar me ‘të neveritshmen’, me ‘rrezikun’, me ‘të huajin’ brenda një shteti që ende nuk ka dalë nga trauma e nacionalizmit agresiv të viteve ‘90”, shkroi ai.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Shumica e shqiptarëve në Serbi i përkasin besimit islam, sipas regjistrimit të fundit.

Kamberi nguli këmbë se ky veprim “nuk është hakmarrje politike, nuk është as sensacionalizëm, është një thirrje për drejtësi”.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Shqiptarët në Serbi ankohen se autoritetet atje nuk ua njohin diplomat e Kosovës, kërkojnë integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.

Zyrtarët serbë i kanë hedhur poshtë akuzat. Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar./REL/

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme