Rajoni 12 October 2025, 19:48 Nga VNA

Bie pjesëmarrja në zgjedhje në Kosovë/ Gara surprizuese në disa komuna, Prishtina shkon në balotazh, Graçanica udhëhiqet nga shqiptarët

Ndaje në Whatsapp
Bie pjesëmarrja në zgjedhje në Kosovë/ Gara surprizuese

Kosova votoi sot nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00, në një proces që u konsiderua i qetë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, votuan vetëm 38,87% e qytetarëve, duke shënuar një rënie me rreth 4% keahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Exit Poll-et e para të publikuara nga mediat e Kosovës flasin për një garë interesante në disa komuna. Surprizues është cilësuar rezultati paraprak në Graçanicë, ku për herë të parë komuna që drejtohej nga komuniteti serb, kryesisht lista serbe, po synon udhëheqjen me Aleancën për shqiptarët. LVV, LDK, PDK, AAK janë bërë bashkë. Kjo situate ka rritur dhe pjesëmarrjen e qytetarëve për të votuar. Kandidati i përbashkët i Aleancës është Leutrim Ajeti i cili aktualisht mban detyrën e nënkryetarit.

Në Prizren dhe në Pejë do të ketë balotazh. Sondazhet e para të publikuara në mediat e Kosovës flasin për një raund të dytë që do të përcaktojë fituesin e komunave në Prizren dhe Pejë. Konkretisht, në Prizren është duke kryesuar Partia Demokratike e Kosovës. Shaqir Totaj (PDK) ka marrë 43.3%, Artan Abrashi (LVV) 30.4%, Driton Selmanaj (LDK) 11.1% dhe Zafir Berisha 4.2%

Sipas rezultateve në Mitrovicë Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 55%, Faton Peci i LVV-së ka marrë 39,7% dhe Gëzim Plakolli i LDK-së ka 4,4%.

Prishtina po ndahet mes LDK dhe LVV.  Sipas exit-polleve të mediave të Kosovës, më Prishtinë kryeson Përparim Rama nga LDK me 35.82%. Pas tij vjen Hajrulla Çeku nga LVV me 31.57% të votave, që pasohet nga Uran Ismaili i PDK-së me 26.05%. Pas tyre vjen Bekë Berisha i AAK me 4.24%.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme