Rajoni 17 November 2025, 18:05 Nga VNA

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK

Ndaje në Whatsapp
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK
Bedri Hamza

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (që dikur udhëhiqej nga Hashim Thaçi). Hamz u zgjodh pa asnjë votë kundër, në një konventë ku ai ishte kandidati i vetëm pas dorëheqjes së Memli Krasniqit. Zgjedhja e tij u shoqërua me kundërshtime nga figura brenda partisë, përfshirë Enver Hoxhajn, i cili kërkoi shtyrjen e Konventës dhe më shumë hapësirë për garë të brendshme. Megjithatë, PDK-ja vendosi të vazhdojë procesin, duke e mbajtur Hamzën si kandidatin e vetëm, pasi ai plotësoi kërkesat statutore.

Hamza, i cili ka përvojë si ministër i Financave dhe kryetar komune, synon ta rikthejë PDK-në si forcën kryesore në vend, veçanërisht përballë Albin Kurtit. Kosova pritet të shkojë së shpejti në zgjedhje parlamentare, dhe Hamza shihet si njeriu që duhet të rigjallërojë strukturat e PDK-së për të rritur ndikimin e saj politik.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme