Rajoni 2 November 2025, 12:32 Nga VNA

Armë dhe municione me vete, Kosova ndalon në kufi policin serb

Ndaje në Whatsapp
Armë dhe municione me vete, Kosova ndalon në kufi policin serb

Autoritetet kosovare kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë, nën dyshimin për import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese.

Policia e Kosovës nuk bëri të ditur emrin e të arrestuarit, por konfirmoi se ai është shtetas i dyfishtë, i Kosovës dhe Serbisë, dhe u arrestua të shtunën në mëngjes. I dyshuari u dërgua në mbajtje ndërsa autoritetet po kryejnë hetime ndaj tij.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës të publikuar të dielën, në automjetin e të dyshuarit, me targa serbe, u gjetën dhe u konfiskuan 51 fishekë, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinarë serbë.

“Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale, përfshirë kartelën e identifikimit me distinktivin e Policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së Policisë Serbe, letërnjoftimin e Serbisë dhe Kosovës, pasaportën e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i tij ndodh disa muaj pas një veprimi tjetër të autoriteteve kosovare, kur dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë u dëbuan nga vendi nën dyshimin për kërcënim të sigurisë kombëtare, duke iu ndaluar hyrja për pesë vjet në qershor.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kishte deklaruar atëherë se Kosova kishte dëbuar në total 11 pjesëtarë të Policisë Serbe nga territori i saj. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur saktësisht numrin e pjesëtarëve të MPB-së serbe që janë dëbuar deri më tani.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme