Rajoni 11 May 2026, 18:59 Nga VNA

Ardian Gjini do kryesojë listën e AAK-së, Haradinaj: Reflekton unitetin e partisë

Ndaje në Whatsapp
Ardian Gjini do kryesojë listën e AAK-së, Haradinaj: Reflekton

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të AAK ka vendosur që Ardian Gjini të jetë kryesuesi i listës së kësaj force politike për zgjedhjet e 7 qershorit. Gjini i cili është aktualisht kryetar i komunës së Gjakovës do të prijë listën e partisë së Ramush Haradinajt. Emri i Ardian Gjinit u miratua me shumicë votash nga këshilli i AAK-së.

 

Në fjalën e tij në asamble Ramush Haradinaj u shpreh:  

‘Kjo listë reflekton unitetin e Aleancës, duke gërshetuar përvojën politike me prurjet e reja profesionale, me synimin e vetëm, shërbimin ndaj qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Pikë tjetër e rëndësishme ishte aprovimi i ndryshimeve statutare, të cilat do ta bëjnë Aleancën një organizatë edhe më dinamike, transparente dhe të hapur për proceset demokratike brenda saj. Këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës që do të mbahet më 24 maj, për të cilin u konfirmua se përgatitjet finale kanë përfunduar me sukses’, ka deklaruar Haradinaj.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme