Rajoni 11 February 2026, 20:58 Nga VNA

Albin Kurti mandatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Albin Kurti mandatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se në përputhje me Kushtetutën, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Osmani i ka uruar Kurtit suksese në udhëheqjen e qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara!”-shkruan Osmani.

Ky mandatin vjen pasi Kuvendi i Kosovës u konstituua me 118 deputetë të pranishëm. Seanca u drejtua nga Avni Dehari dhe Fatma Tuci. Deputetët bënë betimin dhe nënshkruan deklaratat përkatëse.

Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit me 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenime. Kundër votuan LDK, PDK dhe Lista Serbe, ndërsa AAK abstenoi. Në fjalimin e saj, ajo theksoi nevojën për bashkëpunim dhe shërbim ndaj qytetarëve.

U zgjodhën edhe pesë nënkryetarë nga LVV, PDK, LDK, Lista Serbe dhe Grupi Multietnik, të konfirmuar me 104 vota pro. LDK deklaroi se nuk mbështet kandidatë pa marrëveshje politike paraprake.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme