Rajoni 29 August 2025, 21:24 Nga VNA

“Akuzat i marrim seriozisht”, NATO reagon për arrestimin e oficerit kroat dhe shtetases serbe nën akuzën për spiunazh

Ndaje në Whatsapp
“Akuzat i marrim seriozisht”, NATO reagon për arrestimin e

NATO ka konfirmuar se po e ndjek me seriozitet çështjen e arrestimit në Zagreb të një oficeri kroat, pjesë e misionit të Aleancës në Kosovë (KFOR), si dhe të një bashkëpunëtoreje të tij, shtetase serbe, të dyshuar për spiunazh.

“Ne i marrim këto akuza shumë seriozisht. Siguria e personelit të KFOR-it dhe mbrojtja e informacionit të klasifikuar janë prioriteti ynë më i lartë”, tha një zyrtar i NATO-s në një reagim me shkrim për agjencinë France Presse.

Sipas Prokurorisë, Gjykata e Qarkut në Split ka urdhëruar një muaj paraburgim për pilotin 54-vjeçar të Forcave Ajrore Kroate (HRZ), me origjinë nga Spliti, si dhe për partneren e tij 46-vjeçare, shtetase serbe që jeton në Kosovë. Të dy akuzohen për veprimtari spiunazhi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme