Rajoni 2 September 2025, 18:13 Nga VNA

Aksident tragjik në Luksemburg, humbin jetën tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në Luksemburg, humbin jetën tre të rinj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Luksemburg, ku për pasojë kanë humbur jetën tre të rinj shqiptarë nga Kosova. Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, 19 vjeç, nga Peja, si dhe vëllezërit Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj nga Isniqi i Deçanit.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, aksidenti ka ndodhur teksa të rinjtë po udhëtonin drejt qytetit për të festuar ditëlindjen e 24-të të Ukë Bajraktarajt. Gjatë rrugës, automjeti i tyre është përplasur me një kamion, dhe menjëherë pas përplasjes makina është përfshirë nga flakët.

Një i afërm i viktimave ka deklaruar për mediat se përplasja ka qenë fatale, duke mos lënë mundësi për shpëtim. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Luksemburg dhe më gjerë, ndërsa familjet e të ndjerëve janë në zi të thellë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme