Politika 12 November 2025, 14:01 Nga VNA

Zgjedhjet nuk i dhanë mandat, Rama emëron Xhemal Qefalinë si zëvendësministër i Brendshëm

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet nuk i dhanë mandat, Rama emëron Xhemal Qefalinë si
Xhemal Qefalia

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, është emëruar zëvendësministër i Brendshëm.

Xhemal Qefalia kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për t’u rikthyer në Kuvend.

Kështu, Rama ka menduar t’i gjejë një vend pune, duke e bërë zëvendës të ministres Albana Koçiu. Kjo e fundit ndodhet në një situatë të vështirë pas atentatit në Rinas, ku jo vetëm rrëzoi deklaratat e saj për sigurinë në Komision, por faktoi edhe një herë se pjesëtarë të strukturave policore kanë lidhje me krimin e organizuar.

Ky është rasti i radhës që kryeministri shpërblen ish-deputetët, duke i emëruar ata në poste drejtuese ose si zv.ministra, dhe duke e kthyer kështu administratën publike në një strehë të sigurt për socialistët.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme