Politika 4 October 2025, 16:13 Nga VNA

Zgjedhjet në 6 Bashki, PD pa emra, mbështet kandidatë të pavarur

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në 6 Bashki, PD pa emra, mbështet kandidatë të

Rreth një muaj larg ditës së mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki, Partia Demokratike dhe opozita akoma nuk ka emra kandidatësh për garën elektorale. Sot, pasdite, në mbledhjen e Kryesisë së PD është diskutuar sërish mbi kandidatët dhe mesa duket formula që pritet të aplikohet në këtë zgjedhje janë figurat e pavarura. Selia blu do të mbështesë një kandidat të pavarur i cili shprehet publikisht që do të jetë kandidat. Do regjistrohet i pavarur dhe publikisht do mbështetet nga koalicioni opozitar. Në Komisionin Qendror të Zgjrdhjeve do të jetë i pavarur. Konfirmimi ka ardhur nga kryedemokrati Sali Berisha i cili tha se PD do të konsiderojë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur që do të tregojnë interes për këto zgjedhje.

"PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare”, tha Berisha.

Gjithashtu kreu i PD-së, tha se u ka dhënë kohë dy ditë kandidatëve të pavarur që të shprehin interesin e tyre për të garuar.

I pyetur nga gazetarët nëse janë djegur tre emrat e publikuar për Tiranën, përkatësisht Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj, Berisha la të kuptohet se janë figura jo krejtësisht të pavarura por emra të propozuar nga aleatët. Ndaj ai bëri thirrje elitës dhe intelektualëve të këtyre qyteteve të vetë propozohen si kandidatë të pavarur dhe të marrin mbështjetjen e opozitës. Disi e paqartë kjo formulë dhe zgjidhje e momentit të fundit të PD dhe opozitës, në këto zgjedhje. 

 

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme