Politika 8 November 2025, 08:24 Nga VNA

Zgjedhjet lokale në pesë bashki zhvillohen pa prani të liderëve kryesorë, qytetarët zgjedhin kryebashkiakët e përkohshëm

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet lokale në pesë bashki zhvillohen pa prani të

Të dielën, 334.539 qytetarë në pesë bashki të vendit do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, ndërsa Policia e Shtetit ka ngritur një plan të detajuar masash për mbarëvajtjen e procesit.

Janë 612 efektivë policie që do të garantojnë rendin dhe sigurinë në 9 objekte të KZAZ-ve dhe 473 qendra votimi, si edhe do të shoqërojnë materialet zgjedhore. Policia u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të tentativave për blerje apo tjetërsim të votës.

Këto zgjedhje shënojnë fushatën më të qetë e më të pazakontë të viteve të fundit, pasi munguan mitingjet madhore dhe prania e liderëve kryesorë politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha. Në garë, Partia Socialiste përballet me kandidatë të pavarur të mbështetur nga opozita.

Në Vlorë, Brunilda Mersini (PS) sfidohet nga Dionis Sota dhe Gjergj Nika; në Berat, Ervin Ceca (PS) garon përballë Pavlo Shkarpës; në Mat, Altin Bojni përballet me Suzana Pashën dhe Eduart Brahilikën; në Cërrik, Florenc Doka (PS) me Amarildo Hoxhën dhe Eligert Himën; ndërsa në Tepelenë, Gramoz Sako (PS) sfidohet nga Gabriel Guma.

Kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje do të kenë një mandat të përkohshëm prej një viti e gjysmë, deri në zgjedhjet lokale të pranverës 2027.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme