Politika 3 March 2026, 12:19 Nga VNA

Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Ballukun, ja pse karrigia nuk është privilegj

Ndaje në Whatsapp

Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Ballukun, ja pse karrigia nuk

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin përmes të cilit largoi nga qeveria zëvendëskryeministren Belinda Balluku duke lënë në fuqi masën e pezullimit nga GJKKO.
Edhe pse gjyqtarët u ndanë barazim, për shkak të ligjit, kërkesa e Ramës për ta mbajtur në detyrë zëvendësen e tij, u rrëzua.

VNA, sjell argumentet e gjyqtarëve që mendojnë se pezullimi duhet të lejohet dhe nuk ka nevojë për leje nga Kuvendi.

Në vendimin nr. 8, datë 06.02.2026, Gjykata Kushtetuese ka parashtruar disa argumente kyçe që mbështesin mundësinë e pezullimit të ministrit pa autorizimin e Kuvendit. Këto argumente bazohen në interpretimin e ngushtë të Kushtetutës dhe në natyrën e masës penale.

1. Mbi interpretimin e kufizuar të imunitetit (Neni 73)

Gjykata thekson se imuniteti nuk mund të zgjerohet përtej asaj që shkruhet shprehimisht në Kushtetutë:

• "Imuniteti kushtetues nuk është përjashtim i përgjithshëm nga juridiksioni penal, por mekanizëm i kufizuar ekuilibrues, i konceptuar për raste të caktuara dhe të përcaktuara qartë."

• "Çdo zgjerim i tij përtej rasteve të parashikuara shprehimisht do të cenonte barazinë para ligjit..."

• "Masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës publike [...] ndaj një ministri nuk mund të kërkojë autorizim paraprak të Kuvendit dhe nuk përfshihet në garancitë e imunitetit, pasi: a) nuk përfshihet në listën e masave të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës; b) normat për imunitetin interpretohen ngushtë dhe nuk lejojnë zgjerim..."

2. Mbi natyrën e masës: Individi vs. Institucioni

Gjykata argumenton se pezullimi prek personin nën hetim dhe jo funksionimin e shtetit:

• "Masa e sigurimit të ndalimit të ushtrimit të detyrës [...] është e përkohshme dhe i drejtohet individit e jo institucionit, ndaj nuk mund të barazohet me shkarkimin e ministrit (as de facto) dhe as me pezullimin administrativ..."

• "Zbatimi i saj nuk prek në vetvete kompetencat e pushtetit ekzekutiv, ndonëse ndalon përkohësisht individin deri në tre muaj [...] të ushtrojë detyrën e ministrit, me qëllim që të garantohet integriteti i procesit penal."

3. Mbi Ndarjen e Pushteteve dhe kompetencën e Gjykatës

Gjykata mbron pavarësinë e pushtetit gjyqësor për të vepruar në fushën penale:

• "Caktimi i masës së pezullimit nga detyra të ministrit në kuadër të procedimit penal është pjesë e kompetencës së ushtrimit të ndjekjes penale dhe të dhënies së drejtësisë..."

• "Kjo kompetencë përbën objektin qendror të veprimtarisë së tyre dhe asnjë pushtet tjetër nuk mund të ndërhyjë në të."

• "Efektet faktike për ushtrimin e funksionit nuk synojnë institucionin, por individin që dyshohet se nëse vijon kryerjen e detyrës mund të dëmtojë rëndë hetimin penal..."

4. Mbi pretendimin për "Mosmarrëveshje Kompetencash"

Gjykata (përmes mendimit të pakicës) rrëzoi pretendimin e Kryeministrit se kishte një konflikt kushtetues:

• "Kushtetuta nuk i njeh as Kryeministrit dhe as Këshillit të Ministrave kompetencën për pezullimin nga detyra të ministrit."

• "Nuk mund të pranohet se efektet e saj [masës] zvogëlojnë ose ndërhyjnë në kompetencën kushtetuese tëKryeministrit për të propozuar shkarkimin..."

• "Kërkesa, në thelb, nuk synon zgjidhjen e ndonjë mosmarrëveshjeje kompetencash [...] por anulimin e vendimeve individuale gjyqësore..."

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme