Politika 2 December 2025, 20:06 Nga VNA

Zbardhet lista e kandidatëve për Avokatin e Popullit: Gjashtë emra drejt votimit në Kuvend

Ndaje në Whatsapp

Zbardhet lista e kandidatëve për Avokatin e Popullit: Gjashtë

Është publikuar lista e plotë e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit, të cilët kanë dorëzuar firmat në Kuvend dhe pritet të kalojnë në seancë plenare për votim. Afati i dorëzimit të kandidaturave ka përfunduar sot.

Lista e kandidatëve është si vijon:

• Aranita Brahaj
• Besim Ndregjonaj
• Jola Hysaj
• Tartar Bazaj
• Adriana Kalaja
• Endri Shabani

Partia Socialiste ka bërë të ditur se do të respektojë traditën parlamentare dhe nuk do të vendosë kushte për votat, duke mbështetur kandidaturat e propozuara nga opozita.

“Kryesisht, ne nuk do të mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Formula e zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Sipas procedurës së dakordësuar, opozita propozon deri në gjashtë kandidatë nga lista e aplikantëve, ndërsa shumica zgjedh tre prej tyre që i konsideron të pranueshëm.
Nga këta tre kandidatë, opozita përcakton më pas emrin që do t’i paraqitet seancës plenare për votim me konsensus.

Kuvendi pritet të caktojë në ditët në vijim kalendarin e seancës ku do të shqyrtohet dhe votohet kandidati për Avokatin e Popullit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme