Politika 25 March 2026, 21:14 Nga VNA

“Ylli i Ballukut” zbret në Lezhë: Nufi merr stafetën e Manjës dhe qarku kalon nën influencën e Belindës

Ndaje në Whatsapp
“Ylli i Ballukut” zbret në Lezhë: Nufi merr stafetën

Ermal Nufi është zyrtarisht “kapiteni” i ri i socialistëve në Lezhë dhe është prezantuar sonte me strukturat atje. I sapozbritur në bazë pas marrjes së portofolit të Ministrit të Mbrojtjes, Nufi është shfaqur krah Ulsi Manjës për t’i marrë stafetën, duke u betuar për “dyfish përgjegjësi” dhe “angazhim në çdo qelizë”.

Në daljen e tij të parë, Nufi nuk i kurseu elozhet për “shokun e mikun” Manja, por mes rreshtave kuptohet se në Lezhë nuk ka ardhur thjesht një emër i ri, por një zgjatim i pushtetit të vërtetë të Ballukut, teksa Manja rikthehet në Dibër.

Nëse dikush ka dyshime për fatin e tij, mjafton të shohë trajektoren: nga zyrat e kabinetit të Belinda Ballukut, Nufi u katapultua me shpejtësi marramendëse si mëkëmbës i saj në Ministrinë e Mbrojtjes sapo ajo u largua nga qeveria. Tani, me bekimin e Ramës, ai merr frenat e një qarku të vështirë, duke konfirmuar se “Ylli i Belindës” nuk ndriçon vetëm në dikasteret e Tiranës, por po shtrin influencën kudo ku pushteti ka nevojë për besnikëri të certifikuar.

Lezha, nga sot, është zyrtarisht nën “mbrojtje” të re.

Njëjtë edhe në Shkodër, një tjetër Beniamin i Ballukut, Enea Karakaçi u prezantua si drejtues i ri politik i qarkut.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme