Rajoni 3 November 2025, 20:07 Nga VNA

Xhandarmëria serbe thyen kufirin dhe hyn në Kosovë: Plagosën dhe rrëmbyen një person

Ndaje në Whatsapp

Xhandarmëria serbe thyen kufirin dhe hyn në Kosovë: Plagosën

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Leposaviç, ku Policia e Kosovës akuzon xhandarmërinë serbe për shkelje të kufirit, duke plagosur dhe rrëmbyer një qytetar me inicialet M.V., shtetas i Kosovës me kombësi serbe.

Sipas Policisë, “vendi i ngjarjes dyshohet të gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, në afërsi të zonës së Leposaviqit, në atë që njihet si pika zero (0), ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për këtë rast, Policia e Kosovës ka informuar dhe bashkëpunuar me KFOR-in, përgjegjës për zonën kufitare.”

Autoritetet kanë ndërmarrë veprimet hetimore duke intervistuar dëshmitarë, të cilët raportuan se disa persona të maskuar hynë në territorin kosovar, plagosën dhe rrëmbyen viktimën, për ta dërguar më pas në Serbi. Sipas dëshmitarëve, ai u transportua me autoambulancë drejt qytetit të Nishit.

Ngjarja ngjason me rrëmbimin e tre policëve kosovarë nga xhandarmëria serbe disa kohë më parë, të cilët u liruan vetëm pas ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme