Politika 4 March 2026, 13:27 Nga VNA

Xhafaj kërkon më shumë mbikëqyrje parlamentare sipas raportit të BE, ndërsa SPAK vazhdon t’i refuzojë ftesat dhe “ekskursionet” e komisionit të tij

Ndaje në Whatsapp

Xhafaj kërkon më shumë mbikëqyrje parlamentare sipas

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilloi një mbledhje ku u diskutua çuarja përpara e procesit për “Forcimin e Mbikëqyrjes Parlamentare”. Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, argumentoi se ky proces lidhet drejtpërdrejt me rekomandimet e institucioneve europiane.

Sipas Xhafajt, në raportin e eurodeputetëve nga Komisioni për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, i miratuar më pas në Parlamentin Europian, theksohet rëndësia e forcimit të mbikëqyrjes parlamentare.

“Nëse do shohim me vëmendje raportin e paraqitur prej euro deputetëve nga komisioni i jashtëm dhe i ratifikuar në parlament, në disa paragrafë të tij të rëndësishëm nënvizohet rëndësia e mbikëqyrjes parlamentare. Nënvizon se inkurajon forcimin e kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin, rritjen e transparencës dhe konsultimin më domethënës me organizatat e shoqërisë civile, partnerët social dhe institucionet e pavarura”, u shpreh Xhafaj.

Por ndërsa kryetari i komisionit zgjedh të citojë pjesën e raportit që flet për mbikëqyrjen parlamentare, një tjetër element që është theksuar vazhdimisht nga Bashkimi Europian duket se mbetet jashtë këtij interpretimi: mosprekja e reformës në drejtësi dhe mbrojtja e institucioneve të dala prej saj.

Në mënyrë të veçantë, BE ka qenë e qartë në qëndrimet e saj për rolin e SPAK dhe për nevojën që ky institucion të mbetet i pavarur nga ndërhyrjet politike.

Ironia është se pikërisht ky institucion duket se ka qenë burimi i një shqetësimi të vazhdueshëm për vetë Xhafajn.

SPAK ka refuzuar dy herë iniciativa që lidhen drejtpërdrejt me komisionin që ai drejton.

Herën e parë, kur Xhafaj kërkoi që përfaqësues të SPAK të paraqiteshin në komisionin e tij në kuadër të diskutimeve për ndryshime në reformën në drejtësi.

Herën e dytë, vetëm pak javë më parë, kur komisioni i drejtuar prej tij ndërmori një lloj “ekskursioni institucional” në gjykata dhe prokurori, me argumentin se po shqyrtonte çështjen e sigurisë së institucioneve të drejtësisë.

Nisma u pa me skepticizëm nga një pjesë e aktorëve të sistemit të drejtësisë, ndërsa SPAK nuk pranoi të bëhej pjesë e këtij procesi.

Kështu, ndërsa në komision flitet për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe për rekomandimet e Brukselit, mbetet e paqartë nëse kjo mbikëqyrje synon realisht rritjen e transparencës apo thjesht një vëmendje të veçantë ndaj institucioneve që, deri tani, kanë preferuar të mbajnë distancë nga politika.

Sepse në fund të fundit, mbikëqyrja është një gjë serioze. Sidomos kur objekt i saj bëhen institucionet që janë krijuar pikërisht për të mbajtur larg politikën nga drejtësia.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme