Politika 10 December 2025, 13:04 Nga VNA

Votat e fshehta që mund t’i japin Endri Shabanit postin e Avokatit të Popullit, kush janë deputetët e PD që firmosën për të?

Ndaje në Whatsapp

Votat e fshehta që mund t’i japin Endri Shabanit postin e Avokatit

Parlamenti pritet të votojë të enjten gjashtë kandidatët që kanë kaluar fazën e verifikimit për pozicionin e Avokatit të Popullit, mes tyre edhe Endri Shabanin, i cili ka marrë mbështetje të gjerë nga një pjesë e opozitës.

Sipas rendit të ditës, pika e 18 e seancës plenare parashikon votimin me procedurë të fshehtë, ndërsa kandidatura e Shabanit është firmosur nga një grup i zgjeruar deputetësh të Partisë Demokratike. Në listën mbështetëse nuk gjenden vetëm deputetë të rinj, por edhe figura të konsoliduara të opozitës si Ina Zhupa, Agron Gjekmarkaj, Tritan Shehu, Luan Baci, Bujar Leskaj, Oerd Bylykbashi dhe Jorida Tabaku.

Pasi u bë e qartë se shumica socialiste po avanconte drejt mbështetjes së Shabanit, PD tentoi të tërhiqte firmat e saj për të ngadalësuar procesin, por pa sukses. Në këtë situatë, ish-kryeministri Sali Berisha sugjeroi që grupi parlamentar i PD të mos marrë pjesë në votim, si formë shmangieje ndaj mundësisë që vota të fshehta të orientoheshin drejt kandidaturës së Shabanit.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet që edhe brenda Partisë Socialiste të ketë deputetë që mund të mos e mbështesin kandidaturën. Megjithatë, votat e munguar potenciale mund të kompensohen nga “Nisma”, me deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri që kanë firmosur pro Shabanit, si edhe nga agrari Artan Luku, pjesë e listës së firmëtarëve në mbështetje të tij.

Votimi kërkon 84 vota dhe pritet të jetë një nga momentet më të debatueshme të seancës së së enjtes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme