Politika 8 November 2025, 15:49 Nga VNA

VIP-at në rresht për Veliajn: Emra të njohur të showbizit reagojnë me zemra e emoji pas vendimit të Kushtetueses

Ndaje në Whatsapp

VIP-at në rresht për Veliajn: Emra të njohur të showbizit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndezi reagime jo vetëm në skenën politike, por edhe në botën e showbizit. Ndërsa Veliaj publikoi një mesazh falënderues nga qelia, disa personazhe të njohur të ekranit dhe muzikës u shfaqën menjëherë në seksionin e komenteve të postimit të tij në Instagram.

Artistë dhe influencerë të njohur si Ermal Mamaqi, Noizy, Aulona Musta, Ilnisa Agolli dhe Klea Hutareaguan publikisht me emoji zemrash, duartrokitjesh apo komente motivuese, duke sinjalizuar mbështetje të hapur për Veliajn edhe në situatën aktuale.

Në komentet e tyre, u panë reagime të stilit:

• Ermal Mamaqi – komente me zemra të kuqe

• Noizy – “Let’s goooo”

• Aulona Musta – duartrokitje

• Ilnisa Agolli – emoji me sy zemër

• Klea Huta – zemër ❤️

 

VIP-at në rresht për Veliajn: Emra të njohur të showbizit

VIP-at në rresht për Veliajn: Emra të njohur të showbizit


Ndërkohë, Veliaj vijon të ndodhet në paraburgim, nën hetim për 9 akuza penale, mes të cilave korrupsion aktiv dhe pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Megjithatë, vendimi i Kushtetueses i ka dhënë atij një fije shprese për rikthim në detyrë. Reagimi i VIP-ave po komentohet gjerësisht, duke hapur një debat të ri: Mbështetje e sinqertë apo rezervim i vendit për projektet e radhës? Duke qenë se bashkia ka financuar për vite evente, koncerte dhe projekte që përfshinin artistët.

Veliaj, në mesazhin e tij të djeshëm, shkroi:"Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”

Duket se as VIP-at nuk kanë ndërmend të ndalen.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme