Politika 21 December 2025, 17:16 Nga VNA

Viktor Zhusti reagon për foton me Adriatik Lapajn: “Më përdore për propagandë politike” – Lapaj mohon akuzat, aktori dha miratimin

Ndaje në Whatsapp

Aktori i njohur shqiptar, Viktor Zhusti, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie ku ai shfaqet pranë kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Reagimi i aktorit vjen pas pretendimit se fotografia ishte realizuar vetëm për përdorim privat dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por më pas është përdorur për qëllime politike, duke e paraqitur atë si mbështetës të kësaj force politike.

Sipas Viktor Zhustit, fotografia është realizuar rastësisht, teksa ai ishte duke u kthyer në shtëpi pas një shfaqjeje, dhe është pranuar vetëm për arsye personale, për album privat, për shkak të simpatisë që Lapaj kishte shprehur ndaj tij si aktor. Zhusti thekson se kishte marrë garanci të qarta se fotoja nuk do të publikohej, jo vetëm nga Adriatik Lapaj, por edhe nga Gent Kames, të cilit i referohet si bashkëpunëtor i Lapajt dhe kandidat për deputet i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Ai sqaron gjithashtu se nuk ka qenë kurrë dhe nuk është mbështetës i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, duke theksuar se, sipas bindjeve të tij, Shqipëria mund të emancipohet, modernizohet dhe europianizohet vetëm nga ata kundër të cilëve, sipas tij, kjo lëvizje po lufton.

Viktor Zhusti reagon për foton me Adriatik Lapajn: “Më


Reagimi i plotë i Viktor Zhustit:

“Eh, mor LLAPA…

Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.

Pranova të bëje foto vetëm për albumin tënd privat, meqë ‘kishe shumë simpati si aktor’ dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të ‘Shqipëria Bëhet’, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh (po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij), por juve, duket e kishit të nevojshme një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…

Duke e shoqëruar foton me komentin ‘erdhi, na takoi dhe na dha energji pozitive’, më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde ‘Shqipëria Bëhet’, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por VETËM me ata kundër të cilëve ju po luftoni me çdo mjet e mënyrë. Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejfmbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.

Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…”

Pas këtij reagimi publik nga ana e aktorit, ka ardhur edhe replika e Adriatik Lapajt. Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” mohon kategorikisht pretendimet e Zhustit, duke deklaruar se aktori kishte dhënë vetë miratimin për publikimin e fotografisë dhe se reagimi i tij lidhet më shumë me frikën nga reagimet publike sesa me veprimet konkrete.

Replika e Adriatik Lapajt:

“I nderuar artist, në asnjë rrethanë nuk do të bëja replikë me ju, por ndihem më shumë se i habitur me atë që keni shkruar, të cilën ju e dini mirë se është e pavërtetë. Ndoshta fotoja me mua, ‘armikun e sistemit’, siç edhe vetë e thoni ju, ka shkaktuar shumë armiqësi, por ky nuk është faji im; nga sa duket, mbetet frika juaj. Shumë dëshmitarë ishin aty dhe është e provueshme që unë ju thashë ‘s’po e postoj’ dhe ju thatë ‘postoje pa problem’. Meqë jeni shqetësuar kaq shumë, foton e heq unë, ‘armiku i popullit’, por ndërgjegjja juaj e di që e vërteta është ndryshe. Mbiemrin unë e kam Lapaj.”

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme