Politika 6 December 2025, 16:16 Nga VNA

Vendimi i Kushtetueses nuk e ka ndalur Manastirliun të bëjë fushatë duke shfrytëzuar përgjumjen e opozitës për Tiranën

Ndaje në Whatsapp

Vendimi i Kushtetueses nuk e ka ndalur Manastirliun të bëjë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka ndalur Ogerta Manastirliun të vijojë turin e takimeve në Tiranë, të cilat ngjajnë si vazhdim i fushatës zgjedhore për bashkinë e kryeqytetit. Edhe pse procesi për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit u pezullua pas vendimit në favor të Erion Veliajt dhe ende nuk ka një datë të re, deputetja socialiste po intensifikon takimet me banorë të Tiranës, duke përfituar edhe nga apatia e opozitës pas vendimit të GJK.

Në disa raste, Manastirliu shfaqet sikur ka marrë rolin e kryebashkiakes së Tiranës pa u votuar ende, pasi prezantohet në çdo zonë të kryeqytetit për të folur mbi buxhetin e vitit 2026 dhe investimet e planifikuara. Takimet e saj shpesh mbajnë natyrë të qartë fushate, si ai i fundit në një punishte tradicionale të poçarëve në Farkë, ku promovoi një zanat të vjetër tiranas në zhdukje.

Postimet e Manastirliut publikohen rregullisht edhe në profilin e kryeministrit Edi Rama, çka forcon idenë se ish-ministrja po zhvillon fushatë të strukturuar e jo thjesht takime rutinë. Në të kundërt, edhe deputetë të tjerë socialistë do të ishin të pranishëm në komunikimet e tij publike.

Vendimi i Kushtetueses nuk e ka ndalur Manastirliun të bëjë

Ndërkohë duhet theksuar se, pavarësisht skandaleve korruptive që shpërthejnë çdo ditë, Edi Rama vijon organizimin e strukturave të tij për t’i mbajtur gati për çdo proces zgjedhor. Në anën tjetër, opozita vazhdon të çorganizohet me “Foltoret” për të justifikuar humbjen e radhës me refrenin e zakonshëm “na i kanë vjedhur zgjedhjet”.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme