Politika 11 November 2025, 09:17 Nga VNA

Veliaj ushtron kompetencat nga paraburgimi: Urdhëron nisjen e dekorimit të Tiranës për festat e fundvitit

Ndaje në Whatsapp
Veliaj ushtron kompetencat nga paraburgimi: Urdhëron nisjen e dekorimit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej datës 10 shkurt të këtij viti, ka urdhëruar nisjen e përgatitjeve për dekorimin e kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit.

Në një njoftim zyrtar të Bashkisë së Tiranës thuhet se Veliaj ka kërkuar që Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve të fillojë menjëherë punën për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.

“Tirana do të ndriçojë sërish për festat e fundvitit. Edhe pse ndodhet në kushte të vështira, kryebashkiaku ka urdhëruar nisjen e përgatitjeve, duke kërkuar respektimin e standardeve më të larta të sigurisë dhe kritereve teknike e estetike,” thuhet në njoftim.

Po ashtu, bashkia bën me dije se, bazuar në vendimin nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, do të merren masa edhe për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave institucionale.

Ky është një prej akteve të para publike administrative që kryebashkiaku ndërmerr nga qelia e paraburgimit, duke sinjalizuar vijimin e ushtrimit të disa kompetencave për menaxhimin e çështjeve të qytetit.

 

 

 

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme