Politika 26 August 2025, 12:07 Nga VNA

Veliaj paralajmëron: “Kur të flas, do të jetë breaking news”

Ndaje në Whatsapp
Veliaj paralajmëron: “Kur të flas, do të jetë breaking

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt, ka shpërndarë këtë të martë një mesazh në rrjetet sociale.

Në llogarinë e tij zyrtare në “TikTok”, Veliaj ka publikuar një video të shoqëruar me tekst në gjuhën angleze: “Kur unë të flas do të jetë breaking news”.

Ai vijon më tej me një tjetër mesazh për ndjekësit: “Mezi po pres, se ju e dini që kur flas, flas shumë.”

Ky postim është parë si një paralajmërim nga ana e Veliajt për deklarata të forta që pritet të bëjë.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme