Politika 23 January 2026, 09:44 Nga VNA

Veliaj nuk ndal sulmet ndaj Ols Dados, padit në Gjykatën Administrative prokurorin e posaçëm që ngriti 13 akuza ndaj tij

Ndaje në Whatsapp
Veliaj nuk ndal sulmet ndaj Ols Dados, padit në Gjykatën

Erion Veliaj vijon sulmet ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado, që e hetoi dhe ngriti 13 akuza penale ndaj tij. Së fundmi, kryebashkiaku nga burgu i Durrësit ka paditur institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado. Përmes padisë kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të noterit në prokuror, kur kjo nuk lejohej nga ligji i kohës pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës.

Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe pritet të shqyrtohet në javët në vijim. Që pas arrestimit, Veliaj ka vënë në shënjestër të akuzave dhe sulmeve Dadon dhe tashmë po e ndjek çështjen edhe në rrugë gjyqësore, duke shpresuar të gjejë shkaqe proceduriale për rrëzimin e akuzave.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme