Politika 21 April 2026, 11:41 Nga VNA

Veliaj kërkon transmetim live të seancave gjyqësore: “Transparenca nuk mund të jetë vetëm formale”

Ndaje në Whatsapp
Veliaj kërkon transmetim live të seancave gjyqësore:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës Administrative me një kërkesë zyrtare që seancat gjyqësore të transmetohen live.

Në kërkesën e tij, Veliaj argumenton se transparenca e gjykimit duhet të garantohet realisht për publikun dhe jo të mbetet vetëm formale. Sipas tij, kufizimi aktual që lejon vetëm ndjekjen fizike të seancave nuk përmbush standardin e transparencës që kërkon ligji.

Si shembull ai sjell praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila prej kohësh transmeton live seancat publike, duke garantuar akses më të gjerë të qytetarëve në proceset gjyqësore. Veliaj thekson se kjo praktikë duhet të shërbejë si model edhe për gjykatat e tjera, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë është plotësisht i pajtueshëm me solemnitetin dhe zhvillimin normal të një procesi gjyqësor.

Sipas tij, një transparencë e tillë është edhe një detyrim ndaj publikut dhe ndaj qytetarëve që e kanë votuar tri herë radhazi, për të mësuar në kohë reale çdo fakt dhe të vërtetë rreth tij.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme